Aaron ka thyer disa rekorde me zjarr

Aaron ka thyer disa rekorde me zjarr

Akrobati Aaron Bonk nga Florida e SHBA-ve, jetën e tij profesionale ia dedikon truqeve të rrezikshme. Pjesë e këtyre truqeve të cilat ai i realizon e me të cilat tani sa kohë mahnitë turma dashamirësh të këtyre performimeve, është përfshirja e kamxhikëve në flakë dhe luajtja me ta, më saktësisht hedhja e tyre në ajër, shkruan rtv21.tv

Ky akrobat, deri më sot ka thyer disa rekorde Guinness të kësaj kategorie. Në mesin e këtyre rekordeve është edhe ai me luajtje me 82 kamxhikë të përfshirë nga flaka, e këtë për 60 sekonda.

Këto akrobacione nuk janë aspak të lehta, ka thënë ky thyes rekordesh. Ai në një deklaratë ka treguar se për të arritur sukses në këto akrobacione është dashur të sajojë teknikën e tij.

Ndezja e kamxhikëve në zjarr arrin një nivel të rrezikut për jetën. 42 vjeçari, Aaron ka treguar se flaka normalisht se djeg dhe se shumë herë ka duruar djegie të vogla të lëkurës në duar e krah.

Njëra prej akrobacioneve më të rrezikshme të cilin e ka praktikuar Aaron është përfshirja e trupit në flakë, i cili truk nuk krahasohet me asnjë tjetër, kjo pasi që e ka shumë të vështirë të përqendrohet kur tërë trupin e ka në flakë.

Aaron ka treguar se vërtetë këto akrobacione janë të rrezikshme, vetëm një gabim i vogël dhe personi rrezikon të digjet i tëri.

Përkundër rrezikut që paraqesin këto truqe për jetë, Aaron thotë se kur i realizon ato, ndihet krenar dhe kjo e bën që të vazhdojë me profesionin të cilin ka zgjedhur./21Media