Personat dhe ngjarjet më të rëndësishme të saj?, çka e frymëzon atë, çfarë epiteti do të fitojë sivjet? dhe cilat vende i kanë lënë mbresa?, tregon aktorja

Personat dhe ngjarjet më të rëndësishme të saj?, çka e frymëzon atë, çfarë epiteti do të fitojë sivjet? dhe cilat vende i kanë lënë mbresa?, tregon aktorja

Sa herë që e shohim si në rolin e aktores, prezantueses, koleges apo shoqes, ajo duket aq e ëmbël, e buzëqeshur dhe e dashur. Bëhet fjalë për aktoren, Vlora Nikçi, e cila është protagonistja e kësaj jave e rtv21.tv.

Ajo ka luajtur në shumë role gjatë karrierës së saj si aktore, të cilat ndoshta dikush i di, e dikush jo. Por, disa gjëra që shumë pak njerëz i dinë për të, ajo kësaj radhe i zbuloi për lexuesit e rtv21.tv.

Po fillojmë nga puna, e cila tashmë është çelësi i jetesës. Aktorja për rtv21.tv, tregoi të veçantat e punës që bën duke zbuluar edhe një fakt të rëndësishëm dhe të paharruar të çdo femre. “Ushtroj profesionin e aktores, prezentueses, koleges së përgjegjshme, gruas së denjë dhe se shpejti edhe atë të nënës”, tha aktorja.

5 ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj?

“Si ngjarje të rëndësishme që nuk do t’i harrojë kurrë janë: Pavarësia e vendit, studimet e mia në New York ku edhe kam mësuar një përvojë të veçantë, Fakulteti i Arteve, martesa, çmimi i parë internacional si aktorja më e mirë etj etj”, u shpreh aktorja.

Gjërat që e frymëzojnë Vlorën?

Aktorja, Vlora Nikqi tregoi se e frymëzojnë gratë e fuqishme që bëjnë sa më shumë për gjininë femërore. “Më frymëzojnë gratë e fuqishme, që kam familjen time që gjithnjë kanë qenë shembull për mua, rrethin ku jetojnë; nana, gjyshja si shtylla të fuqisë. Çdo grua tjetër e zonja më inspiron për të bërë sa më shumë gjëra të mira për gjininë tonë”, tha aktorja, shkruan rtv21.tv

Cilat vende i kanë lënë mbresa?

“Kam shëtitur shumë. Kam parë shumë vende që më kanë lanë shumë mbresa. Një ndër to është edhe koncerti vjetor i vitit të ri që mbahet në Sallën e Arteve në Vjenë. Një sallë vërtetë e Arteve, sikur në përralla. Njashtu teatrot e Vjenës më kanë lënë shumë përshtypje, sidomos teatri i Aleksandër Moisiut. Njashtu teatrot e Broadway-s i dua pa masë. Aty ka gjithcka çka dua. E plotë vende të tjera me kulturë artistike dhe me histori të lashtë. Këto vende i etiketoj ku do që shkoj”, tregoi aktorja duke shtuar se ende ka shumë për të vizituar.

Dhe për fund, Vlora tregoi personat më të rëndësishmëm pa të cilët nuk mund të jetojë.
“5 antarët e familjes sime pa të cilët nuk do të isha: I dashuri im Armendi, Nëna, Babai, dhe dy vëllezerit e mi”, tha aktorja në intervistën dhënë rtv21.tv.

Ndryshe, aktorja dhe prezantuesja, Vlora Nikçi është e martuar me aktorin e njohur, Armend Balokun, me të cilin ka luajtur edhe role të ndryshme./21Media