Një familje e kompletuar dhe e lumtur

Një familje e kompletuar dhe e lumtur

Për vite me radhë ka qenë shumë aktive në tregun muzikor, bëhet fjalë për Alma Bektashin tani profesoreshë e njohur e muzikës. Alma krahas punës që e bënë, ajo kujdeset që shumicën e kohës ta kalon me familjen e saj.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga miqtë e saj në rrjetet sociale, ku herë pas here me ta ndan momente të ndryshme nga jeta e saj. Por, Alma në Instagram publikon shpesh dhe imazhe të familjes së saj, shkruan rtv21.tv

Alma është e martuar prej vitesh me Sokol Sefa, dhe së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë me emrin Anisa, dhe një djalë me emrin Oresti.

Ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët në secilën fotografi duken shumë të lumtur.


Kujtojmë se, Alma ka qenë në karrigen e “The Voice of Albania” për pesë vite me radhë, ndërsa tani është shkëputur nga ky spektakël./21Media