Mësoni për jetën dhe karrierën e aktores që ka luajtur rolin e “Njerkës”

Mësoni për jetën dhe karrierën e aktores që ka luajtur rolin e “Njerkës”

E mbajmë mend për rolin e Marisë në serialin “Njerka” i transmetuar në RTV21. Aty aktorja paraqitet si një grua e cila ka vuajtur padrejtësisht 20 vite burg. Pas kësaj ngjarje ajo kthehet pranë ish burrit për tu hakmarrë dhe për të rikthyer fëmijët e saj.

Aktorja meksikane Vitoria Ruffo, njihet për shumë role në telenovelat latino amerikane. Ajo ka lindur më 31 maj të vitit 1962. Karrierën e saj prej aktoreje e ka filluar qysh në vitet e 80-ta. Kryesisht ka qenë në rolet protagoniste të serialeve duke u kualifikuar si një ndër aktoret me të mira në këtë fushë, shkruan rtv21.tv

Kurse në vitin 2010 ajo ka hyrë në mesin e 51 femrave më të bukura në amerikën Latine.

Victoria ka qenë e martuar me komedianin Eugenio Derbez, prej vitit 1992 ku nga kjo martesë solli në jetë një djalë José Eduardo Derbez po në këtë vit. Ndërkaq u divorcua në vitin 1997.
Katër vite më vonë ajo u maruta me politikanin meksikan Omar Fayad i vili është senator i Pachua Huada. Nga kjo martesë ka lindur binjakët (vajzë të cilës ia ka vëne emirn e vet Victoria dhe djalin, Anuar) në vitin 2004./21Media