Prodhuesi gjerman ka prezantuar skicën e dizajnit të konceptit elektrik EQ A

Prodhuesi gjerman ka prezantuar skicën e dizajnit të konceptit elektrik EQ A

Automobili pritet të paraqesë bazën për prodhimin e klasës së ardhshme elektrike A, dhe në versionin koncept ka tri dyer dhe pamje sportive.

Dizajni i këtij automjeti është i karakterizuar nga koncepti EQ i Mercedesit, i cili është paraqitur në sallonin e veturave në Paris, në shtator të vitit të kaluar.

Detajet teknike do të bëhen të ditura para fillimit të sallonit të veturave në Frankfurt dhe modeli pritet të arrijë në treg në vitin 2019.

Sipas informacioneve të mëhershme, Mercedes EQ A do të prodhohet në fabrikën Rashtat, në Gjermani.