Veprat e saj nuk vdesin kurrë

Veprat e saj nuk vdesin kurrë

Agatha Christie është romancierja më e shitur e të gjitha kohërave, duke lënë pas edhe Shekspirin.

E lindur në Torquay të Anlgisë në 1890, Agatha Christie u bë dhe mbetet romancierja më e shitur e të gjitha kohërave. Ajo njihet për 66 romanet e saj detektivë dhe 14 koleksionet e tregimeve të shkurtra, si dhe shfaqjen më të gjatë të luajtur në botë – The Mousetrap.

The Mousetrap (1952), i cili vendosi një rekord botëror për paraqitjen më të gjatë të vazhdueshëm në një teatër, 8.862 shfaqje – më shumë se 21 vjet – në Teatrin e Ambasadorëve, Londër.

Në vitet e saj të hershme, Agatha Christie nuk shkoi në shkollë, por u edukua në shtëpi nga nëna e saj e cila mësoi të lexojë nga mosha pesë vjeçare. Në adoleshencën e saj ajo studio muzikën klasike por ishte shumë nervozë për të performuar.

Christie është e vetmja femër dramaturge që ka pasur tre shfaqje që janë luajtur njëkohësisht në West End të Londrës. Ajo ka botuar mbi 80 romane, i shiti në 2 miliardë kopje dhe i përktheu në 100 gjuhë të botës.

Planet apo fantazia kriminale e personazheve të krijuara prej saj e kanë bërë Christie-n e veçantë. Askush nuk është tërësisht i pafajshëm në romanet e Christie-t, gjithkush ka një të fshehtë, një sekret dhe në kërkim të vrasësit, të gjithë dalin në dritë.

Ajo kurrë nuk pati një zyrë, dhe “Vrasje në Orient Express”, për shembull, e ka shkruar në një dhomë hoteli. Në të vërtetë, ajo shkroi ku t’i vinte për duarsh: në kuzhinë, dhomë gjumi, në udhëtim. Dhe për të shkruar romanet e saj të famshme, shpesh përdorte një procedurë të kundërt; përshkruante fillimisht skenën e krimit, me detajet përkatëse dhe më pas çdo gjë tjetër, përfshirë këtu edhe protagonistët.

Më 12 janar 1976, Agatha Christie vdiq në moshën 86-vjeçare në Ëallingford. Ajo u shoqërua në banesën e fundit në Cholsey në Oxfordshire./21Media