Modelja shqiptare që jeton në Londër, e dashura e re e Feros!

Modelja shqiptare që jeton në Londër, e dashura e re e Feros!

Reperi i njohur Fero njihet për hitet e tij këto dy vitet e fundit, por atë nuk e kemi parë asnjëherë duke i shprehur dashurinë ndonjë vajze apo duke u prononcuar për ndonjë lidhje. Ai është në lidhje me modelen bukuroshe që jeton në Londër.

Me datën 9 të këtij muaji modelja, Arbenita Ismajli që ngjason shumë me Kendall Jenner ka postur një fotografi me mbishkrim “taken by him”. Komentet e tyre në këtë fotografi zbuluan ndoshta edhe një lidhje të mundshme mes tyre, përcjellë rtv.21.tv

 

Dyshimet për këtë lidhje filluan të shuheshin pasi Fero u pa para një jave në emsionin “WHY NOT” duke u puthur përsëri me prezantuesen, Roza Lati.

Por si duket e ‘dashura e re’ e Feros nuk është aspak xheloze dhe lidhja e tyre po shkon shumë mirë, në fotografinë që postoi mbrëmë Fero komentoi përsëri e gjithashtu edhe ajo.

Që të dy po tregohen shumë të suksesshëm në profesionet e tyre , Arbenita po punon në një projekt të rëndësishëm me make up artisten e njohur Charlotte Tilbury ndërsa Fero në këngën e fundit “Bona Famë” ka mbledhur 2.1 klikime për vetëm dy javë./21Media