Telefonat e paparalajmëruar Moto E4 dhe Moto E4 Plus kohë më parë janë vërejtur kur morën miratimin e komisionit FCC

Telefonat e paparalajmëruar Moto E4 dhe Moto E4 Plus kohë më parë janë vërejtur kur morën miratimin e komisionit FCC

Megjithatë, atëherë nuk ishte zbuluar asgjë për telefonat, përveç këtij informacioni. Sipas raportimeve të mëhershme mund të shihet se Moto E4 Plus do të ketë bateri të madhe prej 5000 mAh, por tash jemi në dijeni se modeli i rregullt Moto E4 nuk do të ketë bateri të tillë, por dukshëm më të vogël, prej 2300 mAh.

Moto E4 do të jetë telefon i klasës së ulët me ekran 5 inç, rezolucion 854 x 480 piksel, çip-set MediaTek MT6737m, 4 GB RAM, si dhe 16 GB memorie të brendshme.

Telefoni ka kamerë prej 5 MP, ndërsa është interesante se kjo pajisje me specifika kaq të ulëta do të vijë megjithatë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Të dy modelet e telefonave pritet të vijnë në treg javët e ardhshme.