Cakaj është takuar me Rosemary DiCarlo

Cakaj është takuar me Rosemary DiCarlo

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, është takuar edhe me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese në OKB, Rosemary DiCarlo.

Cakaj tregoi se gjatë këtij takimi janë diskutuar tri gjëra, në mesin e tyre edhe tema për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në OKB.

Së pari, nënvizuam hollësisht mbështetjen e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e “Fondit për Ndërtimin e Paqes”. Së dyti, theksuam fuqishëm nevojën e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare si masë e vendosjes së drejtësisë historike dhe pranimit të realitetit objektiv. Së treti, shpalosëm programin e Shqipërisë në shërbim të kandidaturës së Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të pëhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023“, është shprehur Cakaj në Facebook.

Ai gjithashtu thekosi se, Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalshe në përgjithësi. /21Media