Lajćak në Kosovë

Lajćak në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli kanë pritur në takim ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak.

Haradinaj ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike.

E falënderova Ministrin Lajćak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve dhe theksova se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pacolli ka pritur në rezidencën e tij homologun sllovak me të cilin ka diskutuar çështje të rëndësishme për dy vendet dhe rajonin.

Pacolli tha se OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës.

Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake. Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e rradhës të OSBE-së dhe ekipin e tij.Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin. OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën”, ka shkruar Pacolli./21Media