Limoni largon nxirjen, pastron lëkurën dhe poret

Limoni largon nxirjen, pastron lëkurën dhe poret

Lëkura ndikohet lehtë nga ambienti i jashtëm, sado që përpiqemi ta mbrojmë atë, ajo dëmtohet nga dielli dhe faktorë të tjerë të jashtëm mjedisorë.

Në raste të tilla, kemi nevojë për një produkt që largon qelizat e vdekura së bashku me njollat e nxirjes së verës. Një skrab me limon dhe sheqer do t’ju ndihmonte mjaft shumë.

Përbërësit që ju duhet për përgatitjen e këtij skrabi janë:

½ limon i freskët

½ filxhan sheqeri

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë organik

Përgatitja:

Përzieni së bashku lëngun e limonit dhe vajin e ullirit në një tas. Ju mund të shtoni më pak vaj ulliri nëse doni një përbërje më të trashë.

Më pas shtoni mjaltë dhe përzieni me kujdes derisa të merrni një përbërje me trashësi mesatare. Në fund, shtoni sheqerin dhe përziejini të gjithë përbërësit bashkë.

Për të përdorur këtë skrab trupi, aplikojeni në fytyrë të pastruar, masazhojeni me lëvizje rrethore për 2-3 minuta.

Lëreni për 5 deri në 7 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, më pas thajeni lëkurën butësisht. Aplikoni një krem hidratant nëse lëkura juaj duket shumë e thatë./21Media