Të indinjuar me shfaqjen e dokumentarit "Pesha e zinxhirëve"

Të indinjuar me shfaqjen e dokumentarit “Pesha e zinxhirëve”

Korrespondenti ynë Halil Mula njoftoi se shqiptarët protestuan para teatrit SVA në Manhattan të indinjuar me shfaqjen e dokumentarit “Pesha e zingjirve” të regjisorit serbo-kanadez Boris Mallagorski, propagandë kjo qëllimkeqe që akuzon SHBA-në dhe Perëndimin për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe bombardimin e Serbisë, paraqet shqiptarët dhe UÇK-në agresorë dhe terroristë.

Shqiptarët kërkuan ndaljen e shfaqjes së mëtejshme të propagandës antiamerikane dhe anti -perëndimore serbomadhe dhe qëllimkeqe. Ndjekim deklaratat nga kjo protestë./21Media