Oda Ekonomike e Kosovës sot organizoi një konferencë

Oda Ekonomike e Kosovës sot organizoi një konferencë

Në kuadër të manifestimit në 10 Vjetorin të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës organizoi konferencë me akterët relevant për të shpalosur të arriturat dhe sfidat e dekadës së Pavarësisë.

Bartës kryesor i proceseve pozitive ekonomike në Kosovë dhe krijimit të mirëqenies në vend është sektori privat. Për të shënuar një dekadë të kontributit të sektorit privat në ndërtimin e shtetit, Oda Ekonomike e Kosovës ka organizuar një aktivitet gjithëpërfshirës, me akterët kryesor të proceseve zhvillimore, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi.

Presidenti i Republikës Hashim Thaçi ka dekoruar NLB Bankën me mirënjohje për Kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të punës në Republikën e Kosovës. Pjesëmarrës në manifestim nga NLB Banka ishin Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të Bankës dhe Shkëlzen Kelmendi, Drejtor i Shërbimit për Burime Njerëzore dhe Organizim.