Projekti i parë i Nogës për vitin 2019

Projekti i parë i Nogës për vitin 2019

Dy këngëtarët shqiptarë, Noga dhe Shqipërim Sylejmani kanë publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “Dalena” dhe është publikuar edhe me videoklip për të cilin është përkujdesur “Three Creative”, përcjell rtv21.tv

Tekstin e këngës e ka shkruar Simbol, ndërsa për muzikën është përkujdesur AVAH Music.

Ky është edhe projekti i parë i Nogës pas një pauze një vjeçare, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Mos harro” është projekti i fundit muzikor i Nogës në bashkëpunim me Andin Randobravën. Kënga është publikuar më 1 dhjetor të 2017, dhe deri më tani numëron mbi 1 milion klikime në kanalin Youtube./21Media