Ky event do të mbahet më 1 maj

Ky event do të mbahet më 1 maj

Cardi B kryeson listën e nominimeve për Billboard Music Awards. Reperja e hitit “I Like It” është nominuar 21 herë në 18 kategori – megjithatë nuk e ka thyer rekordin e vendosur nga Drake dhe The Chainsmokers, të cilët kanë pasur nga 22 nominime në vitin 2017, transmeton rtv2.tv

Cardi do të jetë në garë me veten në tri kategori – top Hot 100 song, top selling song dhe top collaboration.

Pas Cardi B, Drake dhe Post Malone që kanë nga 17 nominime, Travis Scott renditet me 12 çmime dhe XXXTentacion me 10 nominime.

Emra të tjerë të nominuar janë edhe Lady Gaga dhe Bradley Cooper. Kelly Clarkson do ta moderojë këtë edicion në MGM Garden Arena në Las Vegas, më 1 maj.

Po ashtu, të nominuara janë edhe dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Dua është e nominuar në tri kategori, Top New Artist, Billboard Chart Achievement Award dhe Top Dance/Electronic Song me këngën “One Kiss”, bashkëpunimi me Calvin Harris.

Ndërsa, Bebe është e nominuar në dy kategori, Top Country Song me bashkëpunimin me Florida Georgia Line dhe Top Radio Song me po të njejten këngë./21Media