“Nona” prek dy milionëshin

“Nona” prek dy milionëshin

Para pesë ditëve u publikua kënga “Nona” bashkëpunim ndërmjet reperit Ledri Vula dhe Young Zerkës. Ky projekt shumë shpejt po shndërrohet në hit të verës.

Nëse iu referohemi klikimeve në Youtube, kënga prej 25 qershorit kur edhe u lansua ka arritur numrin e mbi dy milionë klikimeve. Kujtojmë se tekstin e këngës e kanë shkruar vet artistët kurse për muzikën është përkujdesur Big Bang (REDBOX Entertainment), kurse videoklipi është realizuar nga Entermedia./21Media