Nora ka bërë këtë ndryshim në pamje

Loading...

Nora ka bërë këtë ndryshim në pamje

Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi përveç zërit shquhet edhe për stilin e veçantë dhe vazhdimisht tërheq vëmendje me dukjen e saj, shkruan rtv21.tv

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 800 mijë ndjekës, Nora tregohet mjaft aktive me publikimin e fotografive të ndryshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar dy fotografi ku shfaqet e veshur me një palë pantallona të gjera të kombinuar me një bluzë ngjyrë hiri, teksa bie në sy edhe ndryshimi i fundit që ka bërë në flokë.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj.

 

View this post on Instagram

 

Friday Mood 🙅🏻‍♀️

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on

Ndryshe, “M’ke mungu” është projekti i fundit muzikor që Nora solli në bashkëpunim me Skerdin. Kënga është publikuar në dhjetor të vitit që lamë pas dhe ka arritur mbi 2 milionë klikime në Youtube./21Media