"Anna" arrin mbi 1 milion klikime

“Anna” arrin mbi 1 milion klikime

“Anna” titullohet videoprojekti i përbashkët i dy artistëve të njohur të skenës, Nora Istrefit dhe Asdren Gjikollit – Gjikos. Kënga u publikua dje në kanalin YouTube dhe artistët arritën suksesin e parë me këtë këngë. Deri më tani ky videoprojekt arriti mbi 1 milion klikime, transmeton rtv21.tv

Me një fotografi reperi Gjiko falënderoi fansat për mbështetjen e vazhdueshme.

“1 milli ANNA. Faleminderit te gjithve per suportin qe pe boni!!”, shkroi ai krahas fotografisë.

Kënga e re e tyre ka tematikë të njejtë si kënga “Jolene” e Dolly Parton. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vet Dolly Parton, e cila tregon “hallin” e një gruaje se tjetër femër do të ia marrë dashurinë e jetës së saj, pra Jolene përshkruhet si një grua shumë e bukur me sy të gjelbër e që çdo mashkull do të dashurohej në të.

Këtë ngjashmëri të këngës tashmë e kanë vrejtur edhe fansat e dyshes, të cilët kanë lënë komente në “YouTube” se problematika e këngës “Anna” ngjan me këngën “Jolene” të Dolly Parton.

Për tekstin e këngës “Anna” u përkujdesën Gjiko dhe artistja Era Istrefi./21Media