Kosova fitoi dy medalje në Paris

Kosova fitoi dy medalje në Paris

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova fitoi sonte medaljen e bronztë, në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris.

Gjakova fitoi medaljen në kategorinë 57 kilogramë, me ç’rast e mposhti xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique, me ippon.

Ndërkohë, Distria Krasniqi në këtë Grand Slam fitoi medaljen e artë./21Media