Kosovaret e suksesshme në Grand Slamit

Kosovaret e suksesshme në Grand Slamit

Xhudistet kosovare, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.

Nora në kategorinë -57 kg u kualifikua në çerekfinale, pas fitores ndaj francezs, Priscilla Gnetto, medaliste e bronztë Olimpike.

Kurse, Distria Krasniqi arriti në gjysmëfinale të kategorisë -52 kg. Ajo mposhti kampionen e botës 2017, japonezen Ai Shishime.

Në këto gara po merr pjesë edhe Laura Fazliu, e cila sot mposhti turken Minel Akdeniz. /21Media