“S’të njoh më” projekti më i ri nga Roberti

“S’të njoh më” projekti më i ri nga Roberti

Këngëtari i njohur dhe shumë i përfolur shqiptar, Robert Berisha sot ka publikuar projektin e ri muzikor. Kënga mbanë emrin “S’të njoh më” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip.

Kënga është duke u pëlqyer mjaft nga fansat e Robertit, të cilët po e shpërndajnë në rrjetet sociale.

Një postim i tillë nuk mungoi as nga gruaja e tij, këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e cila këngën e ka publikuar në Instastory.

Tekstin e këngës e ka shkruar 2 Step, i cili është përkujdesur për muzikën në bashkëpunim me Marsel Gungën.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i Robertit është “Krejt i boj” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur shqiptare, Mimoza Mustafën. Kënga është publikuar më 17 qershor dhe deri më tani numëron mbi 235 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media