Rrethin e parë xhudistja e kaloi pa luftë

Rrethin e parë xhudistja e kaloi pa luftë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Antalya të Turqisë.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në atë të dytë ishte më e mirë se xhudistja nga Kirgistani, Kseniia Beldiagina.

Në gjysmëfinale, Gjakova e ka mundur kongolezen Khulan Tseregbaatar, derisa në finale shkëlqeu ndaj izraelites, Timma Nelson Levy./21Media