Gjakova u mund në finale

Gjakova u mund në finale

Nora Gjakova ka fituar medaljen e argjendtë në “World Masters Guangzhou 2018”, që po mbahet në Kinë.

Xhudistja Gjakova u mund në finale nga japonezja, Tsukasa Joshida, në kategorinë -57 kg.

Nora shënoi tri fitore dhe një humbje. Medalja e argjendtë ia sjell asaj 1260 pikë Olimpike.

Në Mastersin që po mbahet në Kinë, po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore.

Ndërkohë, xhudistja Distria Krasniqi për 16 sekonda mundi medalisten Olimpike dhe fitoi medaljen e artë  në “World Masters Guangzhou 2018”./21Media