Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore

Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova është në rrugë të mirë për të fituar medalje në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Kampionia e Evropës ka shënuar dy fitore, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të kategorisë -57 kg. Në çerekfinale ajo mundi vendasen, Eperi Lipertaliani.

Nora në gjysmëfinale do të përballet me xhudisten Sanne Verhagen të Holandës./21Media