Nora e pafat

Nora e pafat

Nora Gjakova nuk ka arritur të fitojë medalje në botërorin që po mbahet në Tokio të Japonisë. Xhudistja jonë u mposhtë në repesazh nga francezja, Sarah Cysique, kategoria -57 kg.

Gjakova arriti të hyjë deri në çerekfinale të botërorit, që mund të vlerësohet sukses për të.

Garuesja e fundit e Kosovës në botëror është Loriana Kuka, e cila garon të premten, në kategorinë -78 kg.

Pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi  dje ka marrë medalje të bronztë në kampionatin botëror që po mbahet në Japoni.

Kampionati në xhudo po mbahet në Japoni nga 25 gushti deri më 1 shtator. /21Media