Roberti e Renee me urim të veçantë

Roberti e Renee me urim të veçantë

Sot feston ditëlindjen e 33-të këngëtarja e njohur, Nora Istrefi. Me rastin e ditëlindjes, ajo ka pranuar urime të shumta nga familjarët dhe shoqëria e saj.

Por, pa dyshim se urimi më i ëmbël është ai i Robertit dhe Renes, të cilët së bashku i kanë kënduar Norës këngën e ditëlindjes.

 

 

Karrierën e saj në muzikë Nora e ka filluar në moshën 18 vjeçare. Gjatë kësaj kohe ajo vazhdimisht është aktive sa i përket projekteve të reja. Nora, përveç këngëve solo ka edhe shumë bashkëpunime me emra të njohur të skenës sonë, si: Ermal Fejzullahun, Gjikon, Robert Berishën, Sinan Vllasaliun. 33-vjeçarja gjithashtu ka marrë pjesë edhe në festivale të ndryshme të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Nora dhe Roberti dashurinë e tyre me martesë e kanë kurorëzuar në vitin 2014, kurse në vitin 2015 ata janë bërë prindër.

“M’Ke Mungu” mban titullin projekti i fundit i Norës, i publikuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin./21Media