Këngëtarja Nora Istrefi ishte kurorëzuar për letra amerikane, por ende nuk i ka fituar ato!

Këngëtarja Nora Istrefi ishte kurorëzuar për letra amerikane, por ende nuk i ka fituar ato!

Se Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë qenë çift qe një kohë të gjatë është ditur, por se ata ishte kurorëzuar shumë vite më parë pak njerëz e kishin ditur.

Këtë ngjarje të rëndësishme për dyshen e njohur të estradës shqiptare e ka bërë të ditur, bashkëshorti i këngëtares, muzicienti, Robert Berisha, i cili në emisionin ”Rudina” të Tv Klan ka rrëfyer gjëra nga jeta private dhe profesionale.

Tashmë i njohur edhe si këngëtar, Roberti ka rrëfyer se me Norën ishte kurorëzuar shumë vite më parë, kur ai ishte kthyer nga Amerika.

”Pak kohë më vonë erdhi fejesa, pastaj celebrimi…Ne kemi qenë të kurorëzuar, sepse unë jam nënshtetas amerikan. U ktheva pas tre viteve nga Amerika, pastaj u njoha me Norën. Para dasmës, ne ishim kurorëzuar, por kurrkush s’e ka ditur. Meqenëse unë jam nënshtetas amerikan, e shpejtuam celebrimin, me qëllim që Nora të përfitonte dokumentet që edhe ajo të merrte nënshtetësinë…”, ka treguar ndër të tjera Robert Berisha.

Pavarësisht kësaj, Nora Istrefi ende nuk i ka fituar letrat amerikane.“Nora nuk i ka përfituar akoma, kanë ndërruar ligjet. Duhet të jetosh atje të paktën një vit, në mënyrë që ta përfitosh….“, ka thënë më tutje Roberti.

Ndryshe, këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në shtator të vitit 2014 dhe kanë një vajzë të quajtur Rene./21Media