Nora e lumtur përkrah Renees

Nora e lumtur përkrah Renees

Kohëve të fundit, një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë ishte këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, pas ndarjes me bashkëshortin e saj, këngëtarin e mirënjohur, Robert Berisha. Lajmin e bëri të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Instagram. Por, nga ana e Norës nuk pati ndonjë reagim, transmeton rtv21.tv

Së fundi, artistja përmes disa storieve bëri të ditur se po shijon pushimet me të bijën e saj, Renee. Të dyja duken mjaft të lumtura.

 

 

Në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nora u shfaq me një fustan në formë sirene në fund me një bisht të gjatë, të dizajnuar nga Valdrin Sahiti.

Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media