"Muzika është vet jeta për mua”

Muzika është vet jeta për mua”

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja e mirënjohur, Nora Muçaj, po rikthehet me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Pas një pauze të gjatë nga muzika po rikthehem me diçka shumë të ëmbël, një këngë dhe tekst të bërë e thënë nga shpirti im. Muzika është vet jeta për mua”, ka shkruar Nora Muçaj.

Ndryshe, “In Love” është projekti i fundit muzikor që Nora e ka publikuar në vitin 2014. Kënga është në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, këngëtarin Mark Marku./21Media