Së shpejti publikohet kënga e re e Nora Muçajt

Së shpejti publikohet kënga e re e Nora Muçajt

Ditë më parë, artistja e mirënjohur shqiptare, Nora Muçaj paralajmëroi rikthimin e saj në muzikë. Lajmin e bëri të ditur përmes një storie në Instagram, teksa dha detaje për projektin e ri.

Sot përmes një fotografie lajmëroi fansat e saj se projekti do të publikohet së shpejti, transmeton rtv21.tv

“Shumë e emocionuar. Gati. Së shpejti”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Ndryshe, “In Love” është projekti i fundit muzikor që Nora e ka publikuar në vitin 2014. Kënga është në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, këngëtarin Mark Marku./21Media