Nora në pushime vetë e treta

Nora në pushime vetë e treta

Ditëve të fundit një ndër personazhet më të komentuara në mediat rozë ishte këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi, pas ndarjes me bashkëshortin e saj, këngëtarin e mirënjohur, Robert Berisha.

Lajmin për ndarjen e tyre e ka bërë të ditur ky i fundit, përmes një postimi në Instagram, shkruan rtv21.tv

Por, nga ana e Norës nuk pati ndonjë reagim. Pak ditë pasi që është bërë publike ndarja e tyre, 33 vjeçarja përmes disa storieve bëri të ditur se po shijon pushimet në  Turqi me të bijën e saj, Renee.

Ndërsa, para disa çasteve Nora ka publikuar disa fotografi të reja nga pushimet ku zbuloi se përveç se me vajzën, ajo në pushime është edhe me nënën e saj.

Kujtojmë se, në vitin 2014, Nora dhe Roberti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Kjo dasmë kishte mbledhur shumë këngëtarë dhe personazhe të njohura të showbizit, duke u kthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Nga martesa e tyre, çifti ka një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Renee./21Media