"Ëndrrat bëhen realitet..."

“Ëndrrat bëhen realitet…”

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Nora Muçaj shënoi rikthimin e saj në muzikës pas një mungese të gjatë me baladën e titulluar “Për ty”.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Nora ka thënë se kënga që ka bërë vjen nga thellsia e shpirtit.

“Ëndrrat bëhen realitet. Gjërat e bukura vin ngadalë, por pritja ja vlente. Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar në të njejtën kohë sikur të ishte hera e parë. Pas një kohe të gjatë që nuk isha prezente me projekte muzikore kjo që kam bërë vjen nga thellsia e shpirtit tim. Uroj që edhe ju ta ndjeni me shpirt njësoj si unë. Ju dua të gjithve”, ka shkruar Nora.

Për tekstin dhe muzikën e këngës “Për ty” u përkujdes vetë këngëtarja, ndërsa, për orkestrimin Florent Boshnjaku./21Media