Atraktive në fotot e fundit

Atraktive në fotot e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbiz-it, shkruan rtv21.tv

Nora është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka rrëmbyer vëmendje me disa fotografi që ka publikuar në të cilat shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë që ia vë në pah format trupore.

Ndryshe, “M’Ke Mungu” është  projekti i fundit i Norës, i publikuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin. Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga kënga e re e Norës në bashkëpunim me motrën e saj Erën.

Kënga e cila mban titullin “Nuk e di”, pritet të publikohet me 19 prill./21Media

 

View this post on Instagram

 

Nuk e di, 19 Prill!!!!! A jeni gati???? 🙈 @eraistrefi 🌟

A post shared by Nora Istrefi (@noraistrefi) on