“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë...”

“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë…”

Nora Istrefi është njëra ndër këngëtaret më të dashura, e të përfolura në mediat shqiptare. Për bukuroshen shqiptare, shkruhet si për jetën personale dhe atë profesionale.

Së fundmi, njëra prej çështjeve më të komentuara në media ka qenë “konflikti” i bashkëshortit të saj, Robert Berishës me Tunën, përcjell rtv21.tv

Nora mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin” tregoi se çfarë raporti ka ajo me Tunën. “Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.

Ndërsa, në lidhje me intervistat që i ka dhënë Roberti në lidhje me këtë çështje, Nora ka thënë se nuk ka qenë dakord që ai të flasë për Tunën. “Jo nuk jam dakord sepse unë nesër edhe nëse nuk do jem me Robertin, ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj Robertin shumë. Unë ja dua të mirën Robertit dhe nuk jam dakord. Mirëpo ai është burrë dhe është 8 vjet më i madh se unë kështu që nuk është lodër e imja që me shkop magjik ta programoj e t’i them fol kështu e fol ashtu. Ai është i rritur”, u shpreh ajo.

Kujtojmë që Nora është duke e shijuar suksesin e projekteve të fundit muzikore si: “Nuk e di” në bashkëpunim me Era Istrefin si dhe “Tymi i Dashnise 2” në bashkëpunim me Irkenc Hykën./21Media