Nora mposhti garuesen serbe, Marica Perisic

Nora mposhti garuesen serbe, Marica Perisic

Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova  janë ndeshur në Grand Slam të Abu Dabit.

Sot ka filluar gara e xhudos “Grand Slam Abu Dabi”, ku po marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550 garues.

Nora në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesen serbe Marica Perisic. Por, Gjakova humbi në ndeshjen e dytë, kundër garueses nga Republika popullore demokratike e  Koresë, Hyo Sun Ri.

Ndërsa, Majlinda fitoi tri ndeshje, duke arritur deri në gjysëmfinale.

Kampionia olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmend fitoi tri ndeshjet, duke e mposhtur kundërshtaren me Ippon. Në ndeshjen e parë mposhti garuesen nga Ivori Kosti, Salimata Fofana, kurse në ndeshjen e dytë mposhti garuesen nga Kazakistani, Anna Kazyulina. Në çerekfinale ajo fitoi kundër koreanes, Da Sol Park.

Kosova është duke u përfaqësuar nga 4 garues.

Nesër, Akil Gjakova do të përballet me garuesin nga Arabia Saudite, Andulelah Albali. Ndërsa, pasnesër Loriana Kuka do të përballet me garuesen nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva./21Media