Renee feston ditëlindjen

Renee feston ditëlindjen

Vajza e dy artistëve të njohur shqiptarë, Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, sot feston ditëlindjen e saj të katërt.

Me rastin e ditëlindjes së katërt të Renees, Nora Istrefi ka publikuar një video në rrjetin social, Instagram ku uron bijën. “Urime ditëlindja princeshë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos së publikuar, përcjell rtv21.tv

Urim për Reneen pati edhe Robert Berisha, i cili nuk hezitoi të tregojë se sa shumë e do atë. “Urime ditëlindja evlad, te don babi fort”, ka shkruar ai në një fotografi të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 123 mijë ndjekës.

Nora dhe Roberti janë martuar në shtator të 2014-së dhe nga kjo martesë kanë vetëm Reneen./21Media