Arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunës në familje, është raportuar të ketë ndodhur të enjten rreth orës 15:00 në Pejë.

Sipas policisë një shtetas norvegjez ka sulmuar fizikisht bashkëshorten po ashtu novegjeze.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull norvegjez shtetas i Norvegjisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Norvegjisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./21Media