Norvegjia dhe Irani me marrëveshje 2,5 miliardë eurosh

“Saga Energy” nënshkroi sot një kontratë në kuadër të një investimi prej 2,5 miliardë eurosh në Iran

Kompania norvegjeze “Saga Energy” nënshkroi sot një kontratë në kuadër të një investimi prej 2,5 miliardë eurosh në Iran, për furnizimin dhe instalimin e paneleve diellore, destinuar për të prodhuar dy GW të energjisë në këtë vend.

“Norvegjia është plotësisht e angazhuar në mbështetje të marrëveshjes për programin bërthamor iranian të vitit 2015, duke mundësuar hapjen e Iranit për investimet e huaja”, deklaroi ambasadori i Norvegjisë në Iran, Lars Nordrum.

Kjo kontratë u realizua ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se do të refuzonte certifikimin e marrëveshjes për programin bërthamor iranian duke hapur një periudhë me pasiguri të mëdha mbi fatin e saj.

Back to top button