Norvegjia e gatshme të ndihmojë Kosovën në dialogun me Serbinë

Bjørnstad shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez për të ndihmuar qeverinë e re

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad.

Kë këtë takim, kryeministri Kurti foli për prioritetet e Qeverisë së re dhe për procesin se ku ndodhen ministritë momentalisht me procesin e fuzionimit. Ai tha se puna dhe drejtësia do të jenë prioritetet kryesore.

Përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, Arne Sannes Bjørnstad, pasi uroi kryeministrin Kurti për punën dhe detyrat e reja, shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez për të ndihmuar qeverinë e re, duke ofruar përvojat e Norvegjisë.

Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, ku Bjørnstad shprehu gatishmërinë e shtetit norvegjez të ndihmojë në këtë proces./21Media

Back to top button