Pacolli në takim me ambasadorin norvegjez

Pacolli në takim me ambasadorin norvegjez

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.

“Norvegjia do ta mbështesë parezervë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Pacolli, e ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e palëkundur dhe konsistente të shtetit dhe popullit norvegjez nëpër të gjitha proceset, të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.

“Të dy bashkëbiseduesit shprehen zotimet e dyanshme për rritjen e përpjekjeve për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dy-palësh, me fokus të veçantë në Diplomacinë Publike, Energji, Investime si dhe vazhdimin e ofrimit të përkrahjes për trajnimin e shërbyesve civil për procesin e integrimit evropian”, thuhet tutje në komunikatë./21Media