Norvegjia mbështet Kosovën me 1.4 milion euro

Projekti zgjat tri vjet

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Norvegjisë, për projektin përkrahës për ngritjen e kapaciteteve të shërbyesve civilë për zbatimin e MSA-së.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka treguar për rëndësin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje si dhe për koston financiare që ka kjo marrëveshje.

“Projekti apo nënshkrimi i sotëm është për përkrahjen e zbatimit të MSA-së gjegjësisht për rritjen e kapaciteteve për shërbyesit civil, kemi të bëjmë me 9 kapituj dhe shteti norvegjez do t’i mbështes projektet tona. Për herë të parë do të menaxhojmë që përkrahet nga dy donator norvegjezët dhe Luksemburgut, Ministria e Integrimeve do të menaxhojë me dy projekte të qeverive të nderuara, kohëzgjatje është 3 vite dhe shuma financiare 1.4 milion euro”, tha Hoxha.

Në anën tjetër ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, tregoi qëllimin e këtij projekti dhe kriteret që duhet të merren parasysh për të pasur progres.

“Pajtohem të gjithë se agjenda e reformës evropiane, MSA-ja janë udhërrëfyes shumë të mirë për reforma dhe progres në Kosovë. Unë besoj se janë dy kritere primare që të vendosen, e para, ministrja Hoxha dhe kryeministri Haradinaj duhet te kenë një koordinim të fuqishëm dhe kriteri i dytë është se duhet të keni kapacitete të mjaftueshme në shërbimin civil dhe në staf. Qëllimi është që të fuqizohen kapacitetet dhe kompetencat e shërbyesit civil që të bëhen punët në formën e duhur”, theksoi ai./21Media

Back to top button