Norvegjia ndërton anijen e parë elektrike vetëngarkuese

Norvegjia vitin e ardhshëm planifikon të prezantojë anijen e parë me ngarkesë elektrike dhe autonome

Për këtë anije unike projektuesit prognozojnë se do të bartë 40 mijë kamionë në vit.

Anija do të ndërtohet nga kompania norvegjeze Yara International dhe grupi industrial Kongsberg. Yara Birkeland, siç quhet anija, do të barte prodhimet e tyre deri te porti në jug të Norvegjisë.

“Anija planifikohet të bartë rreth 100 kontejnerë me shpejtësi prej 12 deri 15 nyja (cca 25km/h)”, tha drejtori i projektit Bjorn Tore Orvik.

Në fillim të projektit, anija do të drejtohet në mënyrë manuale, ndërsa nga viti 2019 do të menaxhohet nga largësia dhe autonominë e plotë do ta arrijë deri në vitin 2020, shkruan Phys.org.

Back to top button