Ministri Tahiri raporton para komisionit për rekrutimin e noterëve të rinj

Ministri Tahiri raporton para komisionit për rekrutimin e noterëve të rinj

Me akuza e kundërakuza u zhvillua mbledhja e komisionit parlamentar për Legjislacion në të cilën raportoi ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, temë kjo e cila ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit. Ministri i Drejtësisë, Tahiri u akuzua nga deputetët e opozitës se i gjithë ky proces është bërë për interesa të PDK-së. Gjatë mbledhjes së këtij komisioni, nuk munguan as përplasjet mes anëtarëve të komisionit dhe ministrit Tahiri./21Media