Nuhiu krenar për rrugëtimin e kombëtares në kualifikimet për Euro 2020

Nuhiu krenar për rrugëtimin e kombëtares në kualifikimet për Euro 2020

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu ka deklaruar se Kosova ka qenë duke e luftuar Anglinë deri në minutat e fundit të ndeshjes kur kundërshtarët shënuan tri gola,  një pas një.

“Besoj deri te minuta e 75-të, jemi munduar dhe kemi luftuar kundër një ekipi tepër të fortë. Deri aty ishim mirë, por pastaj e humbën koncentrimin. Golat ishin gabimet tona, e ata e shfrytëzuan mundësitë”, ka thënë Nuhiu.

Karshi kësaj Nuhiu është krenar për rrugëtimin e kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Euro 2020.

Jam krenar me të gjithë. Besoj që e kemi treguar se cka është Kosova dhe cka mund të pritet prej Kosovës. Ne duhet të jemi me kokën lartë për ta realizuar ëndrrën”, ka thënë Nuhiu pas përfundimit të ndeshjes me Anglinë, e cila përfundoi me rezultat 4 me 0 në favor të Anglisë. /21Media