Policia  e Kosovës përshkruan se si u duk personi dhe kërkon nga qytetarët nëse e njohin të lajmërojnë policinë

Policia  e Kosovës përshkruan se si u duk personi dhe kërkon nga qytetarët nëse e njohin të lajmërojnë policinë

Policia e Kosovës konfirmon se sot rreth orës 17:00, në autostradën  “Ibrahim Rugova”, në dalje Veriu-Prizren, ka ndodhur një aksident me fatalitet. Sipas policisë dyshohet se një veturë ka goditur një këmbësor të gjinisë mashkullore, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Lidhur me aksidentin me pasoja fatale, Policia e Kosovës jep këto detaje të viktimës me qëllim të identifikimit të tij, përcjell rtv21.tv

Mosha: 30-40 vjeçar,

Gjatësia: 165 cm,

Flokët: ngjyrë kafeje,

Sytë: e kaftë,

Veshja: farmerka të kaltërta, maicë ngjyrë hiri me vija të bardha, këpucë dhe çorape të zeza.

Policia e Kosovës  kërkon nga të gjithë qytetarët se kushdo që ka informacione apo e njeh personin me përshkrimin në fjalë të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionet më të afërta policore apo në nr.192./21Media