Nuk dihet nëse PDK është pro apo kundër rrëzimit të Qeverisë

PDK do të dalë më një qëndrim nëse është për apo kundër rrëzimit të Qeverisë, por njëherë do të diskutojë me partnerin e koalicionit, LDK-në

Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi pas mbledhjes urgjente të partisë tha se PDK do të jetë e kujdesshme për vendimet që do të marrë, gjithnjë siç ka thënë ai duke vënë në pah interesin e qytetarëve të Kosovës.

Kuçi tha se ditëve në vazhdim do të dihet për veprimet e partisë. “Ka kohë që jemi duke diskutuar me LDK në dhe të tjerët në mënyrë që si ta bëjmë jetën më dinamike në vendin tonë, si të jetë një vendimmarrje më e madhe dhe më e pritshme për qytetarët, ngase ka munguar një vendimmarrje e plotë dhe e shpejt dhe po ashtu edhe opozita nuk ka qenë konstruktive në vendimet e saja. Në ditët në vijim PDK do të jetë e përgjegjshme për arsyet politike dhe juridike të veprimeve që do t’i merr dhe me kohë do t’i njoftojë të gjithë, edhe opinionin publik edhe partnerët e koalicionit. Ne presim që të bisedojmë me partnerët e koalicionit, të shohim gjendjen reale, pa injoruar faktet në të cilat gjendemi dhe pastaj të marrim vendimin më të mirë, duke mos përjashtuar asnjë opsion që do ta forcojë legjitimitetin demokratik dhe interesin e qytetarëve të saj”, tha nënkryetari i PDK-së.

Në pyetjet e gazetarëve se a do të mbështet PDK-ja, mocionin  e opozitës, Kuçi ka thënë se për çdo vendim do të diskutojnë me partnerët e koalicionit.

“Vendimet Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë të qarta, do t’i ketë publike, por gjithmonë në interes të vendit dhe qytetarëve të saj. Ne jemi të kujdesshëm që vendimet të jenë në koordinim të plotë me partnerët e koalicionit. Ajo çka dua të themi është që me partnerin e koalicionit do ta diskutojmë fillimisht , do t’i shohim gjendjet. Me kohë do t’i kemi vendimet adekuate. Ne jemi në takim të vazhdueshëm edhe më herët edhe tani. Jemi të gatshëm , besoj që janë takime interne edhe intensive “, tha Kuçi.

Në lidhje me mbështetjen që i kanë dhënë disa deputetë të PDK-së mocionit, ai ka thënë se PDK-ja nuk i merr vendimet autoritare. “Nuk është lajm takimi me LDK-në. Jemi takuar edhe takohemi vazhdimisht. PDK-ja nuk i ka vendimet autoritare , në  këtë drejtim deputetët e kanë të drejtën e vet demokratike”, tha Kuçi .

Ndryshe sot tri partitë opozitare, AAK, Vetëvendosje dhe Nisma kanë dorëzuar në Kuvend një mocion mosbesimi me 42 nënshkrime të deputetëve për rrëzimin e Qeverisë. Pas dorëzimit të këtij mocioni Kryesia e Kuvendit ka caktuar për të mërkurën që vjen seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës, kërkesa e opozitës për rrëzim të Qeverisë. Përveç deputetëve të opozitës, mocionin e kanë nënshkruar edhe disa deputetë nga pozita./21Media

Back to top button