Aktorja afër të 80- tave

Aktorja afër të 80- tave

Seriali turk “Emri im është engjëll” është duke u transmetuar në ekranin e RTV21. Ky serial ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm në Turqi por, edhe vendet tjera.

Ata që e ndjekin këtë serial po e presin me padurim se si do të zhvillohet ngjarja tutje, shkruan rtv21.tv

Në njërin prej roleve kryesor është “Halla Nefise” emri i të cilës është Serif Sezer. Në këtë rol aktorja i ofron mbështetje dhe i qëndron afër “Melekut” dhe fëmijëve të saj.

Aktorja me rolin e saj arriti që shumë shpejt të pëlqehet, por kush është ajo jashtë serialit”?

Şerif Sezer është 77 vjeçare, ajo ka lindur në Bursa. Aktorja ka diplomuar në Departamentin e Teatrit të Universitetit të Ankarasë. Pas diplomimit, ajo ka filluar të punojë në Teatrin Shtetëror të Ankarasë.  Në një projekt filmik aktorja ka luajtuar në vitin 1971 në personazhin e “Emines”, në filmin “Historia e një dite”.

Sa i përket jetës personale aktorja, në vitin 1971 është martuar me Azmi Arna dhe ka një vajzë të quajtur Deniz Arna. 

Kujtojmë se, seriali transmetohet nga e hëna në të premtën duke filluar nga ora 20:00./21Media