Aktorja jashtë serialit

Aktorja jashtë serialit

“Mos ma lësho dorën”, është një ndër serialet më të shikuara aktualisht, që transmetohet në ekranin e RTV21.

Rrëfim shumë i veçantë, kryeprotagonistë me karaktere të paharrueshme e bëjnë këtë serial të pëlqehet nga publiku.

Pjesë e serialit janë aktorë të ndryshëm, të cilët i pamë edhe ne seriale tjera. Në mesin  e tyre është edhe aktorja  Cemre Gümeli në rolin e “Xhansus”.

Në rolin e saj ajo luan një karaktet të një vajzë e cila ka përfunduar shkollimin dhe është punësuar si arsimtare në një shkollë.

“Xhansu” ndikohet shumë nga nëna e saj, e cila vazhdimisht nxit probleme mes “Xhansus” dhe “Azrës”.

Aktorja jashtë këtij roli është një person ndryshe por, e lidhur shumë me botën e artit.

“Xhansu” është 27- vjeçe, megjithatë pamja e saj bie në kundershtim me këtë moshë. Cemre ka mbaruar fakultetin e Arteve dhe Menaxhimit të Kulturës në Universitetin Bilgi të Stambollit.

Përveç aktrimit, aktorja ka talent edhe për piano si dhe ka luajtur balet për shumë vite. 27-vjeçarja ka marr pjesë edhe në seriale tjera si dhe në disa shfaqje tatrale. /21Media