Detaje nga jeta e "Marichuit"

Loading...

Detaje nga jeta e “Marichuit”

Aktorja, Maite Perroni apo siç njihej me rolin e saj si “Marichui” te seriali shumë i shikuar “Cuidado con el angel” apo siç përkthehet në shqip “Kujdes nga engjëlli”, ka mbetur në memorien e njerëzve ende, për interpretimin e bukur që bëri në këtë rol.

Ajo është njëra ndër aktoret më të dashura për publikun, sepse e mishëroj aq mirë rolin e saj në këtë serial. “Cuidado con el angel” paraqiste jetën e Maria de Jesus, e njohur më mirë si Marichui, një grua të re meksikane, që në lindje ishte dhënë në kujdesin e Atit Anselm nga nëna e saj, pasi qe ajo ishte ne prag të vdekjes. Prifti nuk mund të kujdeset për fëmijën, prandaj e vendos atë në një jetimore. Kur Marichui kishte 14 vjet, ajo iku nga jetimorja. Gjatë rinisë së saj, ajo u sulmua nga një individ, i cili i shkaktoi frikë ndaj njerëzve, por që gjithçka ndryshon kur ajo takohet me Juan Miguel. Ajo bjen në dashuri me të, por më vonë e kupton se ishte pikërisht ai personi që e kishte dhunuar atë dhe nga aty fillojnë të gjitha sfidat.

Aktorja, ka fituar çmime të shumta, përfshirë edhe çmimin si aktorja më e mirë për performancën e saj në serialin “Cuidado con el Angel”. Së fundi ka fituar edhe çmimin “aktorja më e mirë në rolin kryesor” në ceremoninë e Tvy Novelas, për rolin e saj në filmin “Papa A Toda Madre”.

Përveç aktrimit, ajo ka edhe një profesion tjetër. Ajo është një këngëtare mjaft e talentuar, ku së fundi publikoi projektin e saj në bashkëpunim me Reykon, i titulluar “Bum Bum Dale Dale”. Në këtë videoklip këngëtarja duket mjaft atraktive dhe deri më tani ka arritur mbi 12 milionë klikime.

Artistja është imazh edhe i shumë reklamave, madje për një kohë ka qenë ambasadore e Proactiv./21Media