Nora shumë më ndryshe se sot

Nora shumë më ndryshe se sot

Mbrëmja e maturës është një përjetim i veçantë dhe një nga momentet më të bukura të jetës. Përderisa disa nuk e kanë shijuar ende dhe e presin me shumë emocion, ka të tillë që e kujtojnë me nostalgji atë moment.

Këtë ndjenjë e ka provuar para shumë vitesh këngëtarja më tërheqëse e estradës, Nora Istrefi. Edhe pse kanë kaluar vite, spikat stili i këngëtares. Por, vlen të përmendet se ajo duket shumë më ndryshe nga sot, shkruan rtv21.tv

Artistja e mirënjohur shqiptare ka përfunduar shkollimin e mesëm në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë, gjersa më pas përfundoi studimet për dizajn në Universitetin e Prishtinës. Kjo fotografi që qarkullon në internet rrëmbeu vëmendjen e mediave rozë.

33-vjeçarja gëzon një karrierë të suksesshme. Vlen të përmendet se projekti i fundit i saj është “Jena nda” në bashkëpunim me Irkenc Hykën./21Media